
Një 21-vjeçar shqiptar është vënë në prangat e policisë së Bolzanos në Itali, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë ndaj të dashurës së tij.
Hetimi që çoi në prangosjen e shqiptarit nisi pas një ngjarje të ndodhur jashtë një ambienti publik në Bolzano, ku një vajzë u përplas nga një makinë, drejtuesi i së cilës u largua direkt pas ngjarjes.
Nga hetimet e kryera u zbulua se e reja, ishte e lidhur me të dyshuarin, i cili e kishte përplasur me makinë pas një debati mes tyre, duke i shkaktuar disa fraktura.
Policia zbuloi se i riu shqiptar kishte shfaqur edhe më parë veprime përndjekëse ndaj të dashurës, madje e kishte dhunuar fizikisht, raportojnë mediat italiane.
Lidhur me rastin në fjalë hetimet janë në vijim, për të zbuluar më shumë mbi të dyshuarin.



