
Një person tentoi të vetëdigjet paraditen e sotme me benzine në mjediset e bashkisë së Fushë Arrëzit.
Mësohet se bëhet fjalë për Tonin Lleshi, i cili është ndaluar në kohë.
I riu, që dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor, ka kërkuar që të takojë kryebashkiakun për të vazhduar shkollën e lartë.
Mësohet se kryebashkiaku Hil Curri ka kontaktuar me të riun, ndërsa theksoi se fatmirësisht nga ngjarja nuk ka pasur asnjë person të lënduar.
Kjo nuk është hera e parë që tenton të ndërmarrë akt ekstrem, pasi më herët kishte tentuar që të hidhej nga ura.
Fushë Arrëz/Informacion paraprak
Rreth orës 11:00, salla operative e Postës së Policisë Fushë Arrëz, është njoftuar se shtetasi T. Ll., 35 vjeç, banues në Fushë Arrëz, kishte lyer trupin e tij me benzinë dhe po shprehej se do të vetëdigjej, në ambientet e bashkisë së Fushë Arrëzit.
Shërbimet e Policisë kanë shkuar menjëherë në vendin e ngjarjes, për të kryer veprimet hetimore.
Shtetasi T. Ll. është shoqëruar në Postën e Policisë Fushë Arrëz, për t’u marrë në pyetje.
Nga të dhënat e para dyshohet se ky shtetas vuan nga probleme të shëndetit mendor.
Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



