Në qytetin e Elbasanit janë rritur ndjeshëm rastet e dhunës në familje, ku vetëm gjatë dy viteve të fundit në gjykatë janë regjistruar mbi 500 çështje.
Në shumicën e rasteve dhuna ushtrohet nga bashkëshortët ndaj grave të tyre, ndërsa sipas avokatit Demir Çiftja shqetësues është fakti se ky fenomen është më i përhapur te të rinjtë.



