
Një person i dënuar nga autoritetet italiane për shfrytëzim prostitucioni, i cili rezultonte në kërkim ndërkombëtare, është vënë në prangat e policisë kufitare të Hanit të Hotit.
Në kuadër të operacionit policor të koduar “The Wanted”, u arrestua në tentativë për të dalë nga Shqipëria Lazër Vladaj, alias Cristian Manea, 44 vjeç, banues në Shkodër.
44-vjeçari ishte i shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit e Peruxhias, në Itali, e ka dënuar me 5 vjet e 6 muaj burgim, për veprën penale “Shfrytëzim prostitucioni në bashkëpunim”, parashikuar nga Kodi Penal italian.
Interpol Tirana po bashkëpunon me Interpol Romën, për përfundimin e procedurave të ekstradimit të tij drejt Italisë.



