Gjykata e Posaçme ka urdhëruar Prokurorinë e Posaçme që t’i dërgojë ish-ministrit Ilir Beqaj që aktet e dosjes në mënyrë elektronike pa pagesë. Gazetari Arsen Rusta në një raportim për Mcn Live bën me dije “Është zgjidhur konflikt gjyqësor duke i dhënë të drejtë z.Beqaj se nuk duhet ta paguajë faturën për 10,4 milionë lekë për të gjithë fashikullin hetimor ndaj tij, duhet ta marrë atë një kopje dixhitale falas dhe të ketë mundësi të bëjë mbrojtjen e tij, dhe të rendisë argumentet ku ai kërkon pafajësi ose mos kalimin e çështjes në gjykim”.
Pas vendimit ka reaguar Ilir Beqaj, i cili në një prononcim për mediat tha që gjykata rrëzoi një pengesë artificiale.
Gjykata rrëzoi pengesën artificiale që me qëllim akuza na ka bërë gjithë këto muaj. Urdhëroi akuzën që të na vërë në dispozicion të 602 volumet në versionin elektronik, pa pagesë”, tha Beqaj për mediat. Më herët të pandehurit dhe avokatët në procesin e “Sterilizimit” kanë kërkuar kopje të akteve pa pagesë, me argumentin se kështu e përcakton Kodi i Procedurës penale".



