Nën akuzë për trafik të 1.6 ton kokainë në BE, SPAK kërkon 21 vjet burg për dy trafikantët shqiptarë

Nën akuzë për trafik të 1.6 ton kokainë në BE, SPAK kërkon 21 vjet burg për dy trafikantët shqiptarë

Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kërkuar dënimin me 21 vjet burg në total për të pandehurit Astrit Beqiri dhe Dhimitër Shkodrani. SPAK kërkoi 11 vite burg për Beqirin dhe 10 vite për Shkodranin. Ata janë vënë nën akuzë për “pastrim parash” dhe “grup kriminal”, ndërsa pritet të përfitojnë ulje të dënimit me 1/3 për shkak të gjykimit të shkurtuar.

Beqiri dhe Shkodrani akuzohen se janë pjesë të një grupi kriminal, i cili ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë drejt vendeve të Bashkimit Europian. Paratë e përfituara nga aktiviteti kriminal, dërgoheshin në Tetovë të Maqedonisë së Veriut, ku merreshin nga shtetasi Dhimitër Shkodrani. Ky i fundit më pas i dorëzonte tek shtetasi Astrit Beqiri në Shkodër. Beqiri, është kunati i kreut të grupit, Sokol Krasnici, i arrestuar në Danimarkë, dhe paratë i kishte investuar në biznese të ndryshme.

Hetimet dhe arrestimi tyre ishte si pjesë e operacionit të gjerë të zhvilluar më 26 qershor 2019, ku mori pjesë dhe Europol dhe u zhvillua në disa vende të Europës. Gjatë operacionit janë dokumentuar se ky grup kriminal ka trafikuar mbi 1650 kg kokainë dhe heroinë brenda vendeve të BE-së dhe se të ardhurat “cash” i dërgonin në Shqipëri, ku më tej investoheshin në pasuri të luajtshme dhe të paluajtshme, si dhe në aktivitete biznesi.

Paratë silleshin nga Danimarka në Maqedoninë e Veriut, duke i transportuar me autobusët e kompanisë “ALBA TRANS” në Tetovë. Më pas ato merreshin nga Dhimitër Shkodrani dhe përfundonin tek Astrit Beqiri në Shkodër, ku investoheshin në biznese, prona etj.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy