I shpallur në kërkim, arrestohet i riu nga Fieri me rrezikshmëri shoqërore

I shpallur në kërkim, arrestohet i riu nga Fieri me rrezikshmëri shoqërore

Një person i shpallur në kërkim me rrezikshmëri shoqërore në fushën e krimeve kundër personit dhe armëmbajtjes pa leje ka përfunduar në prangat e policisë së Fierit.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Rënda në DVP Fier kapën dhe ndaluan shtetasin E. S., 29 vjeç, banues në Patos, i dënuar më parë për veprën penale "Trafikimi i lëndëve narkotike". 

29-vjeçari i shpallur në kërkim, dyshohet si bashkautor në ngjarjen e ndodhur në 17.08.2020, në Patos, ku mbeti i plagosur me armë zjarri shtetasi K. S.

Në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 17.08.2020, në afërsi të stadiumit në Patos, ku pesë shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë tentuar ta rrëmbejnë me forcë dhe më pas e kanë qëlluar me armë zjarri shtetasin K. S., i cili ka mbetur i plagosur, si rezultat i veprimeve hetimore dhe informacioneve të marra në rrugë operative për vendndodhjen e një tjetër personi të dyshuar si bashkautor, u bë e mundur kapja dhe ndalimi i tij.

Gjykata e shkallës së Parë Fier, me vendimin e datës 03.09.2020, ka vendosur për këtë shtetas masën e sigurimit "Arrest në burg" për veprat penale "Vrasje me paramendim" e mbetur në tentativë, kryer në bashkëpunim dhe "Armëmbajtja pa leje".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy