“Aksident me pasojë vdekjen” dhe “largim nga vendi i aksidentit”, këto janë akuzat që rëndojnë mbi 20-vjeçarin Andrea Memollari, i cili shkaktoi aksidentin e rëndë të së mërkurës, ku humbi jetën shtetasja Dhurata Prifti për të mbrojtur dy fëmijët e saj. Autori ka shfaqur pendesë për ngjarjen e rëndë në deklarimet e para që ka dhënë për uniformat blu.
Nga ana tjetër ekspertet e sigurise rrugore flasin për keqfunksionim të semaforëve ne vendin ku ndodhi aksidenti. Eksperti Artur Sulçe deklaroi se: “Semaforët tek rruga e stacionit të trenit është vetëm me flesh, pra, që bën pulsime. Me rregullore, vetëm pas orës 11 të natës ai duhet të pulsojë, gjatë ditës duhet të punojë me tre ngjyrat. Ky është një element që bën që trafiku aty të mos jetë në mënyrën e duhur”.
Sipas Sulçes, për shkak të mungesës së kulturës së këmbësoreve në njolla të tilla të zeza, enti pronar i rrugës duhet të vendosë mini gardele, apo gardhe rrethuese te cilat praktikisht nuk ekzistojnë edhe pse semaforët funksionojnë normalisht një ditë pas aksidentit.



