
Një aksident ka ndodhur para pak minutash në aksin nacional Këlcyrë-Përmet. Një motoçikletë është përplasur me një makinë dhe për pasojë është plagosur drejtuesi i motoçikletës. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të ish-fabrikës së rrushit dhe bëhet me dije se 57-vjeçari Lliko Tralo që po drejtonte motoçikletën ishte duke qarkulluar me shpejtësi të lartë.



