Shoferit të kamionit i plas ‘airbag-u’, niset me helikopter drejt Tiranës

Shoferit të kamionit i plas ‘airbag-u’, niset me helikopter drejt Tiranës

Një person ka mbetur i plagosur rëndë sot në Mat, kur i ka plasur jastëku i ajrit i kamionit që drejtonte.

Policia tha se ngjarja ka ndodhur në vendin e njohur “Baza e Asfaltit”, Mat, ku shtetasi A.I., duke ndërruar jastëkun e ajrit të kamionit që drejtonte, dyshohet se ai i ka plasur dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Ai është nisur me helikopter drejt Tiranës.

Njoftimi i policisë:

Në vendin e quajtur ‘Baza e Asfaltit’, Mat, shtetasi A.I., duke ndërruar jastëkun e ajrit të kamionit që drejtonte, dyshohet se ka plasur dhe për pasojë ka marrë dëmtime në kokë.

Shtetasi A.I, është dërguar me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë mjekësore më të specializuar aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy