U kapën duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona në Tiranë

U kapën duke transportuar 21 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 3 persona në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar 3 persona pasi u kapën në flagrancë duke transportuar 21 emigrantë, kundrejt fitimit, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

R. I., 32 vjeç, 31 vjeç dhe P. L., 35 vjeç, u kapën në autostradën Tiranë-Elbasan, duke transportuar me një automjet, 21 emigrantë, të cilëve iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Mësohet se janë proceduar penalisht, dhe 21 emigrantët për kalim të paligjshëm të kufirit.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar 2 automjetet dhe 2 aparate celulare

Njoftimi i policisë:  Tiranë, Finalizohet operacioni policor i koduar “Tranzit 21”, për goditjen e veprimtarisë kriminale të dhënies ndihmë shtetasve të huaj, kundrejt fitimit, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Operacioni u zhvillua nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale.

Vihen në pranga 3 shtetas që u kapën në flagrancë duke transportuar 21 emigrantë, kundrejt fitimit, me qëllim që të kalonin kufirin në mënyrë të paligjshme.

Procedohen penalisht edhe 21 emigrantët, për kalim të paligjshëm të kufirit.

Sekuestrohen 2 automjete dhe 2 aparate celulare.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, pas një pune hetimore, bazuar dhe në informacionet e siguruara me inteligjencë informative, organizuan dhe finalizuan operacionin “Tranzit 21”, si rezultat i të cilit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

– R. I., 32 vjeç, Gramsh, D. G., 31 vjeç dhe P. L., 35 vjeç, të dy banues në Fier.

Këtas shtetas janë kapur në flagrancë nga shërbimet e Policisë, në autostradën Tiranë-Elbasan, duke transportuar me një automjet, 21 emigrantë, të cilëve, kundrejt shpërblimit monetar, iu kishin premtuar transportimin nga kufiri grek në drejtim të veriut të Shqipërisë, me qëllim kalimin e tyre në pikat kufitare, me destinacion final vendet e BE-së.

Në vijim të veprimeve u proceduan penalisht 21 emigrantët e paligjshëm, për veprën penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror”.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy