
61-vjeçari Piro Prroni i cili u vra me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të enjteje në fshatin Abat të Shalës në Shkodër është qëlluar me armë nga Ndoc Maçaj.
Prroni nuk arriti t'iu mbijetonte plagëve të marra nga arma e zjarrit dhe ka ndërruar jetë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Abat rreth orës 20:00.
Autori i dyshuar i ngjarjes është identifikuar si Ndoc Maçaj dhe është shpallur në kërkim.
Sipas informacioneve të para, shkak për ngjarjen dyshohet të ketë qenë një debat i çastit, i cili ka eskaluar në dhunë, dhe besohet se konflikti ka pasur lidhje me çështje pronësie.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për kapjen e autorit.
Ndërkohë, është ngritur një grup i posaçëm hetimor, për sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin ligjor të ngjarjes.



