
Një 65-vjeçar është gjetur i pajetë ditën e sotme në qytetin e Durrësit pasi dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale.
Ngjarja është raportuar rreth orës 12:45, ku në lagjen nr. 9, Durrës, është gjetur në banesën ku jetonte vetëm, pa shenja jete dhe pa shenja dhune, shtetasi A. G., rreth 65 vjeç.
Paraprakisht dyshohet se ky shtetas ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



