I dënuar me burg nga Gjykata e Vlorës, arrestohet i kërkuari nga Maliqi

I dënuar me burg nga Gjykata e Vlorës, arrestohet i kërkuari nga Maliqi

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Maliq kanë lokalizuar dhe vënë në pranga një 38-vjeçar të shpallur në kërkim, i dënuar më parë nga Gjykata e Vlorës.

Në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë penale të personave të shpallur në kërkim për vepra të ndryshme penale, policia arrestoi shtetasin me iniciale S. L., 38 vjeç.

Sipas policisë, ai ishte në kërkim pasi Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Vlorë e kishte dënuar me 1 vit e 4 muaj burgim për veprat penale “Vjedhja” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

Pas arrestimit, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy