
Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja denoncoi dy raste të legalizimeve të paligjshme në vend ku njëri ishte në Pogradec dhe një në Sarandë.
Manja përmes një deklarate për mediat ka bërë me dije se janë 20 zyrtarë te kallëzuar penalisht dhe 70 te tjerë, për të cilët u kemi kërkuar institucioneve procedim disiplinor me masa nga “vërejtje” tek “shkarkim nga detyra”.
Ai bëri me dije se janë kallëzuar në Prokurorinë Pogradec, 15 zyrtarë dhe ish zyrtarë që kanë legalizuar një objekt në shkollën e fshatin Memlisht, pajisje me certifikatë pronësie antiligjore.
Një denoncim nga një qytetar na ka sinjalizuar për disa legalizime në Sarandë, pranë Kanalit të Cukës. Pas hetimit administrativ në Kadastrën është vërejtur legalizimi i dy objekteve 74 dhe 80 m2. Në dokumentacion ka mangësi. Në dosjen është një shkresë zyrtare e IKMT që kërkonte prishjen e këtyre objekteve. Janë kallëzuar penalisht ish drejtori i kadastrës, deri tek specialistët përkatës”.
Manja ka bërë me dije se i janë propozuar Ministrisë së Arsimit 75 masa disiplinore për zyrtarë të lartë të Drejtorive Arsimore në 10 rajone, Tiranë, Fier, Durrës, Lezhë, Korçë, Gjirokastër, Vlorë, Sarandë, Berat e Elbasan.
Nga një hetim në zyrat vendore arsimore kanë rezultuar një seri shkeljesh dhe inspektime fiktive dhe akte konstatimi fiktive.
Është kërkuar procedim disiplinor për disa zyrtarë të Ministrisë së Arsimit, por edhe në zyrat arsimore rajonale. Janë propozuar masa është për zyrtarë në AKBN, AKU, drejtoria e përgjithshme e doganave, agjencia e zonave të mbrojtura, drejtoria e tatimeve.



