Dhunë dhe shkelje e rregullave të trafikut/ Arrestohen tre persona në Durrës

Dhunë dhe shkelje e rregullave të trafikut/ Arrestohen tre persona në Durrës

Policia e Durrësit ka arrestuar tre persona për vepra të ndryshme penale. Uniformat blu bëjnë me dije se është arrestuar një 25-vjeçar me iniciale F.Zh, i cili ka godotur një 41-vjeçar. Ky i fundit ndodhet për mjekim në spital. Ndërkohë, në prangat e Policisë kanë rënë edhe dy shoferë, njëri ka qenë i dehur dhe tjetri ka lëvizur pa patentë.

Njoftimi i policisë

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas. Specialistët për Hetimin e Krimeve në Stacionin e Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin:

-F. Zh., 25 vjeç, banues në Kavajë, pasi më datë 05.07.2020, në lagjen nr. 13, Durrës, pas një konflikti për motive të dobëta, ka goditur me grushte shtetasin B. C., 41 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.= Specialistët e Qarkullimit Rrugor në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës arrestuan në flagrancë shtetasit:

-R. H., 25 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Renault”, pa leje drejtimi, është përplasur me mjetin tip “Volksëagen”, duke i shkaktuar dëme materiale.

-A. Xh., 23 vjeç, banues në Tiranë, pasi duke drejtuar mjetin tip “Benz”, në gjendje të dehur, në masën 1.30 mg/l, ka humbur kontrollin dhe ka dalë jashtë rruge.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy