Në fshatin Golem të Lushnjes, dy persona të paidentifikuar kanë vjedhur furgonin dhe kasafortën e një thertoreje në pronësi të Avdyl Korreshit.
Gjatë largimit nga vendi i ngjarjes, për t'iu shmangur Policisë, autorët janë larguar në një rrugë dytësore dhe si pasojë, në fshatin Golem automjeti ka dalë nga rruga.
Policia ka gjetur mjetin e braktisur, pasi autorët janë larguar duke hequr targën e makinës dhe duke marrë vetëm çelësat e mjetit, por duke lënë kasafortën e pa hapur.
Pronari i thertores tregon se ngjarja është filmuar nga kamerat e biznesit, madje janë dëgjuar edhe bisedat e grabitësve dhe se brenda kasafortës kishte dokumente dhe 300 mijë lekë.
Dy autoret e maskuar, pasi morën furgonin dhe kasafortën, u futën në një rrugë dytësore dhe nuk kanë marrë dot kthesën duke rënë në kanal.
Në lidhje me ngjarjen, policia ka shoqëruar Klodian Kiptiun dhe Amarildo Tabakun, si të dyshuarit kryesorë të grabitjes.



