Avokati Romeo Kara, për qëndrimin e Partisë Socialiste kundër dhënies së autorizimit ndaj kërkesës së SPAK për arrestimin e Belinda Ballukut, vlerësoi qëndrimin e saj të qetë dhe mungesën e komenteve prej saj përgjatë hetimit.
Ai tha për “MCN Live” se në favor të ish-ministres mund të jepej një fakt, ku Ajola Xoxa dhe Monika Kryemadhin që kanë më shumë akuza dhe po ndiqen në gjendje të lirë.
Në favor të ish-ministres mund të jepej një fakt, kemi Ajola Xoxën dhe Monika Kryemadhin që kanë më shumë akuza dhe po ndiqen në gjendje të lirë.
Në anën tjetër besoj se ka ngacmuar me argumentimin që bëri Ulsi Manja atë folenë e grenzave, që është vetëm akuza administrative-penale. Besoj se dhe deklaratat politike që bën Rama do e provokojnë organin e akuzës.
Zonja Balluku deri tani ka qëndruar indiferente, e ka mbajtur veten dhe pjesa e mos komentimit, është pjesa më pozitive dhe po tregohet më e qetë.
Komisioni parlamentar nuk merr në shqyrtim provat. Kemi disa gra që akuzohen më rëndë se Balluku por që nuk janë arrestuar.



