Detaje mbi plagosjen e të miturit/ Pula: Konflikti nisi pas sherrit mes dy vajzave. Autori zhduku DVR-në (VIDEO)

Detaje mbi plagosjen e të miturit/ Pula: Konflikti nisi pas sherrit mes dy vajzave. Autori zhduku DVR-në (VIDEO)

Gazetari Besmir Pula dha në edicionin e lajmeve në MCN Tv detaje të reja lidhur me plagosjen e 15-vjeçarit në një piceri pranë zonës së “Ali Demit” në Tiranë.

Policia ka arrestuar 3 persona që kanë qenë punonjës të picerisë dhe ka shpallur në kërkim administratorin si dhe autorin e dyshuar 21-vjeçar, i cili ka zhdukur DVR-në që mban pamjet filmike.

MCN mëson se sherri ka nisur pas konfliktit mes dy vajzave, një të miture, kushërirë e 15-vjeçarit, dhe një vajze tjetër që ishte e afërt e autorit.

Janë arrestuar 3 persona, që kanë qenë punonjës të picerisë dhe është shpallur në kërkim administratori i picerisë, si dhe autori i dyshuar i ngjarjes, 21-vjeçari i cili ishte motorist që punonte në këtë piceri. Burime nga Policia e Tiranës bëjnë me dije se sherri ka nisur për motive të dobëta, ku 15-vjeçari ka qenë i ulur në tavolinë bashkë me motoristin, dhe me ta ka qenë edhe një vajzë e mitur 15-vjeçare, që rezulton se ka qenë kushërirë e të miturit. Autori pas kryerjes së plagosjes menjëherë kanë zhdukur DVR-në që mban pamjet filmike të kamerave të sigurisë, për të bërë të mundur fshehjen e ngjarjes. Kam arritur të siguroj edhe një intervistë me një shok të 15-vjeçarit, i cili jep detaje të tjera në lidhje me ngjarjen, ku na komunikon se ngjarja ka ndodhur pas sherrit të kushërirës së 15-vjeçarit dhe një vajze të njohur të motoristit. Ka qenë fillimisht mes dy vajzave, ka nisur me një sqarim, dhe ka përfunduar me përdorimin e një arme. Arma e përdorur është atipike, jo një armë standarde pistoletë”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy