
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi sot nga detyra subjektin e rivlerësimit Zegjine Sollaku, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit, Tiranë.
Trupa Gjykuese e përbërë nga Xhensila Pine, Lulzim Hamitaj, Suela Zhegu pasi analizoi provat dhe faktet vendosi shkarkimin nga detyra të Zegjine Sollaku, gjyqtare pranë Gjykatës së Apelit Tiranë.
Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa burimesh financiare në vlerën totale 7 milionë lekë. Sipas raportit të Komisionit, bashkëshortët Zegjine dhe Theodhori Sollaku, kanë në pronësi 8 apartamente, te verifikuara nga hetimi administrativ, disa garazhe, si dhe dy makina.
Zegjine Sollaku ka një karrierë të gjatë në sistemin e drejtësisë dhe ka punuar si gjyqtare e Gjykatës së Tiranës në vitet 1992-2003. Prej vitit 2003, Sollaku e ushtron funksionin në Gjykatën e Apelit të Tiranës.



