
Një aksident i rëndë është shënuar mesditën e sotme në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, ku për pasojë ka gjetur vdekjen një 66-vjeçare.
Mëoseht se kamioni i drejtuar nga një shtetas maqedonas, ka përplasur këmbësoren D. H., e cila fatkeqësisht ka ndërruar jetë në spital.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 20.09.2021, rreth orës 11:10, në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, mjeti me drejtues shtetasin maqedonas V. G, ka përplasur këmbësoren shtetasen D. H., rreth 66 vjeçe, e cila për pasojë ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



