Prodhim dhe shitje narkotikësh/ Arrestohen tre persona në Shkodër

Prodhim dhe shitje narkotikësh/ Arrestohen tre persona në Shkodër

Policia e Shkodrës ka njoftuar sot finalizimin e operacioni të koduar “Triple”, në kuadër të luftës kundër lëndëve narkotike.

Me këtë rast, janë arrestuar tre shtetas, ndaj të cilëve rëndon akuza “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe akuza të tjera.

Njoftimi

Operacioni, i zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale  në Policinë e Shtetit.

Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, shpallet në kërkim 1 tjetër.

Sekuestrohet lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, lëndë e dyshuar narkotike heroinë dhe dokumente të falsifikuara.

Në vijim të punës për parandalimin, dokumentimin dhe goditjen e aktivitetit kriminal në fushën e narkotikëve, nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Shkodër, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale  në Policinë e Shtetit, u organizua dhe u finalizua operacioni policor i koduar ”Triple”.

Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:

M. K., 30 vjeç; Gj. K., 24 vjeç, i dënuar më parë  në Itali për narkotikë,  dhe A. T., 36 vjeç, të tre banues në Shkodër, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

Gjithashtu u bë shpallja në kërkim e shtetasit N. L., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", “Falsifikimi i letërnjoftimeve, pasaportave ose vizave" dhe "Falsifikimi i dokumenteve".

Gjatë operacionit, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan një sasi lënde narkotike heroinë; rreth 4.3 kilogramë cannabis; dokumente identifikimi italiane të dyshuara të falsifikuara, si dhe 1 patentë italiane me foton e këtij shtetasi dhe me gjeneralitetet e një shtetasi italian.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, ushtronin veprimtari kriminale në fushën e narkotikëve dhe të falsifikimit të dokumenteve.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy