Abuzoi seksualisht me 43-vjeçaren, lihet në burg Klavio Karuni

Abuzoi seksualisht me 43-vjeçaren, lihet në burg Klavio Karuni

Gjykata e Korçës ka lënë në burg 20-vjeçarin Klavio Karuni, i arrestuar për abuzim seksual me 43-vjeçaren e dyshuar me probleme të shëndetit mendor.

Ngjarja ka ndodhur tre ditë më parë në fshatin Miras të Devollit. Policia arrestoi Klavio Karunin, pasi 43-vjeçarja pas një vizite në spitalin e Bilishtit rezultoi 6 muajshe shtatzënë. Pas kësaj, ajo deklaroi në polici se Karuni kishte abuzuar seksualisht me të.

Sipas burimeve nga policia, autori në prani të avokatit ka pranuar faktin që ka kryer marrëdhënie seksuale me 43-vjeçaren. Pas kërkesës së prokurorisë, ai ka marrë masën e “arrestit me burg” nga Gjykata e Korçës.

Ndërkohë, pritet të kryhet analiza e ADN-së për atësinë e fëmijës. Gjyqtare e çështjes ka qenë Luljeta Kole ndërsa prokurore Odeta Todorushi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy