Të dyshuar për 12 vjedhje në qarkun e Tiranës, arrestohen tre pjesëtarët e grupit kriminal

Të dyshuar për 12 vjedhje në qarkun e Tiranës, arrestohen tre pjesëtarët e grupit kriminal

Si rezultat i një pune hetimore intensive, të kryer me qëllim identifikimin dhe kapjen e disa shtetasve që, të organizuar si grup, dyshohej se kishin kryer dhjetëra vjedhje në qark, shërbimet e Komisariati i Policisë Nr. 6 në Tiranë, finalizuan operacionin e koduar “Harta”.

Në kuadër të operacionit u vunë në pranga shtetasit D. Ç., 31 vjeç, B. S., 56 vjeç dhe E. Gj., 33 vjeç, të tre banues në Elbasan.

Si rezultat i veprimeve hetimore, janë zbardhur nga strukturat e Komisariatit të Policisë Nr. 6, këto raste me autorë të dyshuar 3 shtetasit e arrestuar:

-më datë 04.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit G. S., në rrugën “7 Nëntori”;

-më datë 07.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash, në biznesin e shtetasit O. V., në autostradën “Tiranë-Durrës”;

-më datë 24.12.2025, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit E. M., në bulevardin “Migjeni”;

-më datë 08.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash dhe sende me vlerë, në banesën e shtetasit A. B., në rrugën “Ribez”;

-më datë 10.02.2026, kanë vjedhur një shumë parash, në një biznes në rrugën e Prushit;

-më datë 14.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit A. B., në rrugën e Prushit;

-më datë 22.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. J., në fshatin Vaqarr;

-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. K., në fshatin Fushë Mëzez;

-më datë 25.02.2026, kanë tentuar të vjedhin në kompaninë e shtetasit E. O., në fshatin Fushë-Mëzez.

•Ndërkaq, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 7, janë zbardhur 3 tentativa për vjedhje, të kryera nga 3 shtetasit, më datë 15.02.2026, në 3 kompani në fshatin Marikaj.

Vijon puna për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të kenë kryer këta shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy