Aksident në Selenicë, 6 të plagosur

Aksident në Selenicë, 6 të plagosur

Një aksident rrugor ka ndodhur mesditën e sotme në fshatin Gumenicë, në bashkinë Selenicë, ku një automjet është përplasur me një fugon pasagjerësh.

 

Si pasojë e përplasjes, gjashtë persona kanë mbetur të lënduar. Të dëmtuarit po transportohen me autoambulanca drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku do të marrin ndihmën e nevojshme mjekësore.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur edhe shërbimet e policisë, të cilat po punojnë për dokumentimin e aksidentit dhe zbardhjen e rrethanave të përplasjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy