Lushnje, vritet para derës së shtëpisë një 41-vjeçar

Lushnje, vritet para derës së shtëpisë një 41-vjeçar

Një vrasje me armë zjarri ka tronditur Lushnjën mbrëmjen e së martës.

Ngjarja ka ndodhur në fshatin Shegas, ku ka mbetur i vrarë Qemal Halla, 41 vjeç.

Krimi ka ndodhur para banesës së Hallës, por nuk ka të dhëna në lidhje me rrethanat e ngjarjes.

Sipas policisë, viktima ishte fermer dhe nuk njihej si person me precedentë kriminalë.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe identifikimin e autorit.

Në ndihmë të grupit hetimor kanë shkuar një grup ekspertësh të Hetimit nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

Disa pika kontrolli janë ngritur në akset kryesore të zonës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy