Një 42-vjeçar është arrestuar në Mamurras, pasi u kap në posedim të një arme zjarri pa leje dhe një sasie lënde narkotike, të dyshuar si kokainë.
Në kuadër të operacioneve për rritjen e sigurisë dhe goditjen e veprimtarive të paligjshme, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kurbin finalizuan operacionin e koduar “Alias”.
Gjatë këtij operacioni, u arrestua në flagrancë shtetasi A. K., alias A. Ll., 42 vjeç, banues në Mamurras.
Sipas policisë, gjatë kontrollit në ambientet e hotelit ku ai qëndronte, u gjet një armë zjarri (pistoletë) me krehër dhe fishekë. Ndërkohë, gjatë kontrollit fizik iu sekuestrua edhe një sasi lënde e dyshuar narkotike, kokainë.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan arma e zjarrit me municionin përkatës, lënda narkotike dhe dy telefona celularë.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë së Lezhës për veprime të mëtejshme



