
Një person ka humbur jetën në Korçë, i përplasur nga një makinë.
Sot rreth orës 16:15, në bulevard “Republika”, Korçë, automjeti tip “Benz”, me drejtuese shtetasen O. M., ka aksidentuar një biçiklist, Muhamet Allisha, rreth 79 vjeç, i cili u transportua për mjekim në spitalin e Korçës, ku dhe ndërroi jetë.
Me drejtuesen e automjetit, po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave dhe përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.



