Rasti i parë me Lijën e Majmunit në Kosovë/ Krasniqi: Sëmundja nuk e ka mundësinë e përhapjes si Covid

Rasti i parë me Lijën e Majmunit në Kosovë/ Krasniqi: Sëmundja nuk e ka mundësinë e përhapjes si Covid

Me paraqitjen e rastit të parë të dyshimtë të Lijes së Majmunit në Kosovë, drejtori i SHSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka folur rreth sëmundjes së re të përhapur në botë.

Ai në një intervistë për KosovaPress, ka deklaruar se lija e majmunit nuk e ka mundësinë e përhapjes si COVID-19.

Sigurisht që ne e përcjellim me vëmendje situatën me vendet e rajonit, por edhe më gjerë dhe në rast se eventualisht paraqiten, atëherë̈ që sigurisht spitalet tona do të jenë të përgatitura për trajtimin e tyre.

 Nga ajo që dihet deri tani të paktën është̈ nuk e ka mundësinë̈ e përhapjes sikurse COVID-i dhe shpresojmë̈ që mos ta merr atë fuqi dhe atë shpejti por duhet të presim se si po zhvillohet situata.

Kujtojmë se Ministria e Shëndetësisë, tashmë ka konfirmuar se është një rast i dyshimtë për Lijën e Majmunit në Kosovë.

Bëhet fjalë për një 69-vjeçar nga Dragashi, i cili për momentin është në izolim, i hospitalizuar në Klinikën Infektive, QKUK, ndërsa gjendja e tij është stabile.

Ministria ka njoftuar se po vazhdon mbikëqyrja epidemiologjike e pacientit dhe gjurmimi i kontakteve.

MSh bëri me dije se pacienti është në gjendje stabile dhe mostra për testim është dërguar në laboratorin referent të OBSH-së, në Holandë, ngase IKSHPK ende nuk është furnizuar me teste përkatëse. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy