‘Burj Khalifa’ sonte spektakël fishekzjarresh si dhuratë e Marinës së Dubait për Durrësin

‘Burj Khalifa’ sonte spektakël fishekzjarresh si dhuratë e Marinës së Dubait për Durrësin

Kulla më e lartë në botë ‘Burj Khalifa’ në Dubai ka përgatitur sot një spektakël me fishekzjarrë në natën e ndërrimit të viteve, si një dhuratë për Durrësin.

Kryeministri Rama ka njoftuar sot se Marina e Dubait ka përgatitur një dhuratë në shenjë mirënjohje për të gjithë durrsakët. Mbrëmjen e sotme ata mund të ndjekin te “Vollga” një spektakël fishekzjarrësh që do të ndodhë në Dubai, në orën 23.00.

“Mirëmëngjes, dhe me këtë njoftim të këndshëm për banorët e Durrësit, që sonte në orën e këmbimit të viteve, mund të shijojnë spektaklin e fishekzjarrëve nga “Burj Khalifa” tek “Vollga”, si dhuratë e Marinës së Dubait për durrsakët mikpritës të Marinës së Durrësit, ju uroj të gjithëve një vigjilje të paqme të Vitit të Ri”, shkruan Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy