Arrestohet tutori nga Rrësheni, shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare (VIDEO)

Arrestohet tutori nga Rrësheni, shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare (VIDEO)

Një 39-vjeçar nga Rrësheni është arrestuar për shfrytëzimin e një vajze për qëllime prostitucioni. Arrestimi është kryer pas hetimeve disamujore.

Sipas policisë, në kuadër të operacionit “Waiting” është vënë në pranga A.M. (alias A. U.,) 39 vjeç, lindur në Rrëshen dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për "Trafikim të personave me qëllim shfrytëzimin për prostitucion".

32-vjeçari shfrytëzonte për prostitucion një 22-vjeçare dhe po përgatitej për ta trafikuar drejt Belgjikës, me qëllim shfrytëzimin për prostitucion.

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e policisë, atij iu gjet dhe iu sekuestrua në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike, 1 aparat celular dhe një dokument i dyshuar i falsifikuar.

Gjithashtu është proceduar penalisht në gjendje të lirë M. M., 21 vjeçe, banuese në Tiranë, për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy