I shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale/ Arrestohet 25-vjeçari në Durrës

I shpallur në kërkim ndërkombëtar për organizatë kriminale/ Arrestohet 25-vjeçari në Durrës

Një 25 vjeçar nga Durrësi është arrestuar me qëllim ekstradimin në Itali pasi Gjykata e Ravenës ka lëshuar për të një urdhër arresti.

Sipas Policisë, si rezultat i shkëmbimit të informacionit mes Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës dhe Interpol Tirana, nga shërbimet e DVP Durrës është bërë lokalizimin i vendndodhjes, kapja dhe arrestimi provizor, me qëllim ekstradimi drejt Italisë, i shtetasit shqiptar:

-M. Gj., 25 vjeç, banues në Durrës, pasi Gjykata e Ravenës, Itali, më datë 31.08.2020, ka lëshuar urdhër arresti për veprat penale "Pjesëmarrja në organizata kriminale për trafik narkotikësh", "Trafikimi i narkotikëve" dhe "Shkelje e ligjit për armët", parashikuar nga Kodi Penal italian.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Romën, po vijon procedurat për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Italisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy