Mbante armë të ftohta në shkollë dhe shtyhej nga i ati të përdorte armë zjarri, procedohet adoleshenti në Tiranë/ Në kërkim babai

Mbante armë të ftohta në shkollë dhe shtyhej nga i ati të përdorte armë zjarri, procedohet adoleshenti në Tiranë/ Në kërkim babai

Një adoleshent është vënë në prangat e policisë së Tiranës pasi dyshohet se mbante armë të ftohta në shkollë, gjatë kohës që frekuentonte mësimin, dhe se shtyhej nga babai i tij për të përdorur armë zjarri.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, në zbatim të masave të përcaktuara në Paketën për Sigurinë në shkolla, si dhe të planit operacional mbarëkombëtar të koduar “Sundimi i ligjit”, pas sigurimit të informacionit se një 16-vjeçar, dyshohej që mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Around”.

Gjatë këtij operacioni u procedua penalisht një shtetas 16 vjeç, si dhe punohet për kapjen dhe arrestimin e babait të tij, shtetasit O. Sh., 52 vjeç, banues në Tiranë.

Nga veprimet hetimore të kryera dyshohet se 16-vjeçari, mbante armë të ftohta gjatë kohës që frekuentonte mësimin në shkollën e tij, si dhe shtyhej nga babai i tij, për të përdorur armë zjarri.

Gjatë kontrollit të banesës së tyre, shërbimet e Policisë, gjetën dhe sekuestruan 6 armë (pushkë, shotgun, sportive, gjysmë automatike), sasi municioni luftarak të kalibrave të ndryshëm, 2 mjete prerëse, si dhe 2 palë targa.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy