Sherr me thika në Bulqizë, kapen në flagrancë dy të rinj

Sherr me thika në Bulqizë, kapen në flagrancë dy të rinj

Dy të rinj kanë rënë në pranga në qytetin e Bylqizës, pasi janë konfliktuar me njëri-tjetrin për motive të dobëta.

Në orën 14:00 të ditës së djeshme policia e Bulqizës ka marrë informacionin se në zonën e quajtur ‘pishat’ po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin A.M., 28 vjeç, i cili ka qëlluar me thikë të riun me inicialet  F. XH., 25 vjeç.

25-vjeçari është kundërpërgjigjur duke e goditur me një dërrasë dhe duke i kushtuar dëmtime të lehta.

Njoftimi i policisë:

U konfliktuan për motive të dobëta, arrestohen në flagrancë nga Policia dy shtetas .Rreth orës 14:00, datë 16.06.2020, shërbimet e Komisariatit të Policisë Bulqizë kanë marrë informacion se në vendin e quajtur “Pishat”, Bulqizë, po ndodhte një konflikt mes disa personave.

Menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendin e ngjarjes, ku kanë konstatuar se pas një debati për motive të dobëta, shtetasi A. M. ka goditur me mjet prerës (thikë), shtetasin F. Xh., ndërsa ky i fundit e ka goditur shtetasin A. M., me një dërrasë, duke  shaktuar dëmtime të lehta.  Në përfundim të veprimeve të para hetimore, nga specialistët për Hetimin e Krimit u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve F. XH., 25 vjeç dhe A. M., 28 vjeç, të dy banues në Bulqizë.

Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të lartëpërmendur iu referuan Prokurorisë Dibër për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy