
10 persona janë infektuar me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë sipas raportimeve nga institucionet shëndetësore mësohet se tre pacientë që kuroheshin në spitalet Covid-19 kanë humbur jetën, dhe atë një person nga Kriva Pallanka i moshës 76 vjeçe, një nga Dibra 69 vjeç dhe një 65 vjeçar nga Kërçova.
Ndërkohë 17 pacientë janë shëruar nga koronavirusi.
Maqedonia e Veriut vijon vaksinimin masiv ndërsa numri i rasteve aktive në vend është 241.



