Eksperti i sigurisë Fatjon Softa në një lidhje me MCN Live ka komentuar ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Shkodër, ku Kolë Manaj ka qëlluar me armë zjarri në kokë bashkëjetuesen e tij duke e lënë të plagosur rëndë si dhe ka ekzekutuar më pas veten.
Ai tha se për të bërë një analizë të mirfilltë duhet të kemi më tepër informacione sepse ngjarja ka ende mister dhe kërkon më tepër hetime mbi aktivitetin që ka pasur autori, një ish punonjës policie.
Duhet kemi më shumë informacion për të bërë analizën sepse ka mister, por fakti që një person mban armë dhe pse s’ka pasur përballë një kundërshtar por bashkëjetuesen kjo tregon se ka pasur një shqetësim dhe kjo duhet zbuluar se çfarë e shqetësonte.
Me siguri ka qarkulluar me armë, do parë aktiviteti që ka pasur, me çfarë aktiviteti është marrë dhe pse arma ka qenë në posedimin e tij. Duhet bërë një hetim se për çfarë është përdorur më parë kjo armë apo vetëm për këtë krim.
Krimi i pasionit, por nuk e dimë se nga se ka ardhur për shkak xhelozie apo diçka tjetër, duhet më shumë informacion sepse në rrjetet sociale ka një ekspozim të jetës së mirë të tyre dhe në realitet ndodh një krim.
Fakti që kemi një ish punonjës policie është një ngjarje që ata janë pjesë e atyre që kanë kryer më shumë të tilla ngjarje. Dhe në Itali dhe vende të tjera ata njerëz që kanë punuar në struktura janë më të pritur në përdorimin e armës sesa njerëzit e tjerë.



