Italia në 24 orët e fundit ka regjistruar 19.037 raste të reja me Covid-19, një shifër kjo më e lartë se një ditë më parë.
Janë shënuar 459 viktima ditën e fundit, vetëm 6 më pak se dje, duke e çuar në 71.359 numri total të viktimave. Që prej ditës së djeshme më 24 dhjetor Italia është zonë e kuqe.
Deri tani që prej nisjes së pandemisë janë regjistruar 2.028.354 të infektuar me Covid-19.
Nga ana tjetër Greqia shënon ulje të kurbës së infeksionit. Në 24 orët e fundit janë regjistruar 617 raste të reja pozitive dhe 50 viktima. Numri total i rasteve pozitive në Greqi ka shkuar në 134.852 ndërsa i viktimave në 4507.
Greqia aktualisht edhe për shkak të festave të fundvitit ka ndërmarrë masa të reja anti-COVID, me qëllim shmangien e rritjes së infektimeve në vend.
Vaksina anti-COVID do të jetë në Greqi më datë 26 dhjetor, dhe një ditë më vonë do të jetë në dispozicion të qytetarëve, siç ka thënë edhe kryeministrit Kyriakos Mitsotakis.



