Ne një zgarë pranë rrethit të “Komunës se Parisit” në Tiranë ka rënë një zjarr me përmasa të mëdha.
Si pasojë e flakëve të mëdha janë evakuuar punonjësit ndërsa shërbimi zjarrfikës ka marrë nën kontroll situatën.
Deri më tani nuk raportohen dëme në njerëz, por vetëm në materiale. Zjarri dyshohet se ka rënë ne pjesën e kuzhinës gjatë momentit të gatimit.



