Ngacmoi seksualisht nxënësen në Këlcyrë, lihet në burg shoferi i fugonit

Ngacmoi seksualisht nxënësen në Këlcyrë, lihet në burg shoferi i fugonit

Gjykata e Gjirokastrës ka lënë në burg pa afat Nikolin J., nga fshati Katundisht Bashkia Këlcyrë pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht Klarita C., 14 vjeçe banore e të njëjtit fshat.

Seanca e masës së arrestit nisi me shpalosjen e rrethanave të dëshmisë që ka dhënë para oficerëve të Policisë Gjyqësore 14-vjeçarja nxënëse e shkollës 9-vjeçare “Kamber Bënja” në Këlcyrë, prokurori Bledar Bala.

Më pas avokatja e shoferit të fugonit të nxënësve që akuzohet për ngacmim seksual, ka folur në vend të klientit të saj ku ka kërkuar prej gjykatëses Suela Dashi lirimin në sallën e gjyqit të klientit të vet pasi prokurori i çështjes nuk paraqiti asnjë provë të vetme që të bëjë me faj klientin e saj çka në mungesë të tyre, askush nuk mund të futet në burg.

Nga ana e tij shoferi i fugonit të nxënësve nuk ka folur asnjë fjalë. Sakaq gjyqtarja Dashi ka mbështetur versionin e prokurorit Bala që Nikolin J., duke caktuar masën “arrest me burg”.

Ky vendim për palën mbrojtëse është i papranueshëm dhe i pabazuar në prova materiale dhe shkresore ç’ka do të apelohet.

Të premten e kaluar nxënësja 14-vjeçare denoncoi rastin në fjalë në Policinë e Përmetit, duke akuzuar shoferin e fugonit që i transportonte, për ngacmim seksual.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy