Ministria e Shëndetësisë së Kosovës ka njoftuar se në 24 orët e fundit kanë vdekur 30 persona dhe janë regjistruar 685 raste të reja me koronavirus.
Këto rezultate janë konfirmuar pas testimit të 9.415 mostrave të dyshuara me këtë virus.
MSH, në raportin ditor, njofton se sot janë shëruar 1.384 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 133.314.
Në total numri i rasteve aktive me Covid-19 në Kosovë është 19.923.



