
Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm në aksin rrugor Kakavijë-Gjirokastër.
Në vendin e quajtur “Ish-SMT”, automjeti me drejtues shtetasin K. F., 63 vjeç, banues në Dropull, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin F. K., 43 vjeç, banues në fshatin Lazarat.
Si pasojë është dëmtuar 43-vjeçari, i cili po merr mjekim në spitalin e Gjirokastrës.
Drejtuesi i automjetit u shoqërua në komisariat, për veprime të mëtejshme, ndërkohë që grupi hetimor po kryen veprimet për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.



