Qëllon me armë gjatë konfliktit me fqinjin, arrestohet i dyshuari në Librazhd

Qëllon me armë gjatë konfliktit me fqinjin, arrestohet i dyshuari në Librazhd

Një person në Librazhd i cili qëlloi me armë gjahu, në ajër, gjatë një konflikti me fqinjin e tij, për motive pronësie, është vënë në prangat e policisë.

Pas njoftimit se në fshatin Gizavesht, një person kishte qëlluar me armë gjahu, në ajër, uniformat blu të Librazhdit kanë shkuar në vendngjarje, me qëllim parandalimin e një ngjarjeje të mundshme kriminale dhe arrestimin e autorit.

Fibank 

Si rezultat i veprimeve të shpejta operacionale, u kap në flagrancë dhe u vu në pranga shtetasi S. Xh., 42 vjeç.

Ky shtetas dyshohet se gjatë një konflikti për motive pronësie, me fqinjin e tij, shtetasin H. Xh., 80 vjeç, në fshatin Gizavesht, ka qëlluar me armë gjahu, në ajër, për ta kanosur atë.

Nga të shtënat nuk pati të dëmtuar, ndërkohë në cilësinë e provës materiale u sekuestrua arma e gjahut dhe një sasi municioni luftarak, që posedoheshin pa leje.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy