Aksident me motorr në Shëngjin, dëmtohet rëndë një pushues kosovar

Aksident me motorr në Shëngjin, dëmtohet rëndë një pushues kosovar

Një aksident i rëndë është shënuar rreth orës 23:45 të mbrëmjes të së martës në rrugën kryesore në qytetin e Shëngjinit.

Drejtuesi i motorit ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një shtyllë të energjisë elektrike dhe ka përfunduar në trotuar.

Menjëherë banorët e zonës lajmëruan autoambulancën, si dhe së bashku me efektivët e policisë që mbërritën direkt në vendin e ngjarjes i janë gjendur pranë duke i dhënë ndihmën e parë dhe mbajtur në koshiencë.

I dëmtuari është transportuar në gjendje të rëndë shëndetësore me urgjencë në Spitalin Rajonal të Lezhës.

Mësohet se i plagosuri është një pushues nga Kosova rreth 30 vjeç, i cili po kalon pushimet në Shëngjin. Policia po heton rreth shkaqeve të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy