
Një djalë i ri është dërguar në spitalin e Beratit, pa shenja jete nga shoku i tij.
Policia bën të ditur se gjatë natës që lamë pas ka mbërritur pa shenja jete në urgjencën e Spitalit Berat shtetasi Dorian Kovaçi, 25 vjeç, banues në lagjen “Donika Kastrioti”, Berat.
Nga këqyrja e trupit të viktimës nuk janë konstatuar shenja dhune dhe 25-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën nga përdorimi i lëndëve narkotike.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.



