
Gazetari Besmir Pula tha gjatë një lidhje me studion e lajmeve të MCN Tv se gjatë urdhërarresteve që SPAK ka lëshuar në kuadër të operacionit që ka ndërmarrë në 12 orët e fundit janë zbardhur dhe ngjarje kriminale të ndodhura në vitet e fundit.
Janë ekzekutuar 9 urdhër arreste. Kemi mësuar se një pjesë e personave që kërkohen ndodhen jashtë vendit. Ka dhe të tjerë që i është komunikuar masa teksa ndodhen në burg. Spikasin emrat e ish-deputetit Arben Ndoka. Një masë sigurie është dhënë dhe për vëllain e tij që ndodhet në burg për tjetërsim pronash.
Në pranga është vënë dhe Armando Ndreca dhe Elvis Ndreca. SPAK pavarësisht se po bën 12 orë nga nisja e operacionit ende nuk ka deklaratë zyrtare. Sipas burimeve dyshohet se gjatë lëshimit të këtyre urdhër arresteve janë zbardhur dhe një pjesë e ngjarjeve të viteve më parë.
Është zbardhur një ekzekutim i një personazhi në 2021 të Shkodër, vrasje që dyshohet se është kryer për llogari të Martinajt, por edhe atentati i Can Karriqit.
Edhe ngjarje të tjera janë në hetim, siç bëhet fjalë për atentatin e Yllit Brahimit dhe Brilant Martinajt.



