
Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Fushë-Bulqizë.
Një fëmijë 6 vjeç është rrëzuar, teksa luante me biçikletën e tij. Për pasojë, O.L. ka marrë plagë të rëndë në kokë.
Fëmija ka marrë ndihmën e parë në spitalin e Bulqizës dhe më pas është transportuar me helikopter drejt Tiranës.
"Në spitalin e Bulqizës është dërguar nga familjarët për ndihmë mjekësore një fëmijë i mitur, i cili duke luajtur me biçikletë pranë banesës së tij është rrëzuar duke pësuar lëndime. I mituri pas ndihmës së parë në spitalin e Bulqizës po transportohet drejt Tiranës për ndihmë më të specializuar. Grupi hetimor vijon hetimet në vendin e ngjarjes", thuhet në njoftimin e policisë.



