Vrasje dhe grup kriminal, OFL iu dërgon formularin tre personave

Vrasje dhe grup kriminal, OFL iu dërgon formularin tre personave

Operacioni Forca e Ligjit u ka nisur sot kërkesat me shkrim për vetëdeklarimin e burimeve të pasurisë 3 shtetasve, dy prej të cilëve të dënuar për vepra të rënda penale.

Ndërkohë personi i tretë është Oltian Loga, pjesë e klanit "Duka" i shpalur në kërkim për vrasjen e ish-policit Santiago Malko.

OFL u kërkon të justifikojnë pasurinë shtetasve:

-Eftim Ziko, banues në Pogradec, i dënuar nga Gjykata e Shkallës së Parë për Krimet e Rënda Tiranë, për veprën penale “Trafikimi i lëndëve narkotike, kryer në bashkëpunim, mbetur në tentativë”;

-Nikolla Panariti, banues në Korçë, i dënuar për kryerjen e veprës penale “Vrasja me paramendim”;

-Oltian Loga, banues në Tiranë, për të cilin Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Vrasja me paramendim", "Armëmbajtja pa leje”, "Vjedhja" dhe "Grupi i strukturuar kriminal";

Këta individë, si subjekt i Ligjit Special, duhet t’u përgjigjen me shkrim, brenda 48 orësh, të gjitha pyetjeve të OFL-së dhe më pas, përgjigjet e marra do t’i dërgohen SPAK-ut, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy