Me kanabis dhe armë me vete, arrestohen dy shqiptarë në Janinë

Me kanabis dhe armë me vete, arrestohen dy shqiptarë në Janinë

Dy shtetas shqiptarë janë arrestuar nga Policia e Janinës, në afërsi të Meçovës me 6 kg kanabis. Sipas mediave vendase, bëhet fjalë për Dritan S., 30 vjeç dhe Foti M., 28 vjeç, të cilët teksa po udhëtonin me një motoçikletë pësuan aksident.

Policët grekë i pikasën në kryqëzimin e Kallpaqit me motoçikletën pa targa, pasi më parë kishin marrë përmes kufirit të gjelbër Greqi-Shqipëri 6 kg kanabis.

Më pas policia i ndoqi dy shqiptarët por ata u ndihmuan nga një tjetër bashkëpuntor që ishte para tyre me një autoveturë. Në momentin e ndalimit, shqiptarëve iu gjetën 6 kg kanabis, një pistoletë dhe 2 mijë euro.

Më pas u ndalua në Janinë dhe bashkëpuntori i tyre. Deri më tani këto janë detajet që bëhen të ditura nga autoritetet greke.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy