Kontrabandonte veshje nga Turqia dhe i stamponte logo false, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Kontrabandonte veshje nga Turqia dhe i stamponte logo false, arrestohet 29-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një 29-vjeçar me iniciale D.A i cili ishte shpallur në kërkim pasi në bashkëpunim me babain e tij, kontrabandonin nga Turqia, veshje të ndryshme, i stamponin logo false të markave të njohura dhe i shitnin me çmime shumë të larta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme

Njoftimi: Tiranë

Vijon operacioni policor i koduar "Brands", nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.    

Vihet në pranga 29-vjeçari i shpallur në kërkim në kuadër të këtij operacioni.

29-vjeçari, në bashkëpunim me babain e tij, kontrabandonin nga Turqia, veshje të ndryshme, i stamponin logo false të markave të njohura dhe i shitnin me çmime shumë të larta.

Më parë, gjatë operacionit janë sekuestruar rreth 1000 konfeksione të ndryshme, logo dhe etiketa false të disa markave, si dhe një pajisje për stampimin e tyre.

Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DVP Tiranë, në drejtimin e Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, kanë vijuar operacionin policor të koduar "Brands", dhe kanë ndaluar shtetasin në kërkim D. A., 29 vjeç.   

 29-vjeçari, në bashkëpunim me babain e tij, magazinonin në banesën e tyre dhe në dy subjekte në rrugën "5 Maji", mallra (veshje) të dyshuara të kontrabanduara nga Turqia, të cilave i vendosnin logo dhe etiketa të markave të njohura, me qëllim për t’i shitur me çmime shumë të larta.       

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy