Mallra kontrabandë, arrestohet një person/ Procedohen penalisht 3 doganierë të Bllatës

Mallra kontrabandë, arrestohet një person/ Procedohen penalisht 3 doganierë të Bllatës

Një person është vënë në prangat e policisë së Dibrës, i akuzuar për kontrabandë pijesh dhe mallrash të tjerë, ndërkohë që tre doganierë të Pikës së Kalimit Kufitar të Bllatës, u proceduan penalisht për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”.

 

Gjatë operacionit të koduar “Dërgesa”, në aksin rrugor Maqellarë-Bulqizë, shërbimet e policisë ndaluan automjetin që drejtohej nga shtetasi E. H.

 

Gjatë kontrollit të automjetit tip “Benz”, furgon, u gjetën 762 koli me pije freskuese pa faturë shoqëruese.

 

Gjithashtu, gjatë kontrolleve në ambientet e banesës dhe në një automjet tjetër tip “Volkswagen”, u gjetën 1296 koli me pije freskuese dhe 638 kuti me produkte ushqimore (salcë).

 

Në vijim të veprimeve procedurale, u arrestua në flagrancë shtetasi E. H., 38 vjeç, banues në fshatin Pocest, Maqellarë, për veprat penale “Kontrabanda me mallra të tjera” dhe “Tregtimi dhe transportimi i mallrave kontrabandë”, ndërsa u shpall në kërkim vëllai i tij, shtetasi L. H.

 

Nga hetimet paraprake dyshohet se dy vëllezërit kanë futur në territorin e Republikës së Shqipërisë mallrat e sipërpërmendura në mënyrë të kundërligjshme, duke shmangur procedurat e kontrollit dhe deklarimit doganor.

 

Në vijim të veprimeve, nisi procedimi penal për veprën “Shpërdorimi i detyrës” për shtetasit B. C., 43 vjeç; Sh. K., 60 vjeç; dhe F. M., 48 vjeç, të tre me detyrë doganierë në Pikën e Kalimit Kufitar Bllatë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy